Ndeshja e 100-të për Tetovën, trajneri i Egnatias feston me fitore ndaj Elbasanit: Ja çfarë i thashë lojtarëve në pushim
Edlir Tetova ka folur pas ndeshjes që Egnatia mposhti Elbasanin me rezultatin 3-1.
Trajneri i Egnatias e kishte dhe ndeshjen e tij të 100-të në krye të Egnatias. Tetova deklaroi:
“Mendoj që pjesën e parë nuk ishim në qarkullimin e topit, aq mirë për të ruajtur ritmin. Dhe për shkak se lojtarët e mesfushës së Elbasanit ishin në markim 1 me 1. I citova në pushim mesfushorët të bëjnë lëvizje të tjera në zona boshe, më pas çdo gjë e kishim nën kontroll.
Do t’i japim minutazhin e duhur Kasës, ka cilësi të mirë për përpara. I shërben ekipit. 20 minuta sepse ka 3 javë pa ekipin dhe kështu e justifikoi.
E kishim përgatitur ndeshjen që krahun e fortë ta kishim të djathtin. Nuk më vjen mirë për golin që morëm, janë situata që me pak kujdes mund t’i kishim anashkaluar.
Rama tani është një lojtar që është goxha gjatë në ekip, sot bëri ndeshje shumë të mirë. Dha dhe asist, po ashtu dhe iniciator te goli i dytë. Alijev nuk është në pozicionin e vet, por mendoj duke dhënë dhe ai çfarë bën më shumë se duhet, mendoj defekt i atij sot. Po ndeshje ka plot dhe do jetë dhe ai në manovër”, u shpreh Tetova për RTSH.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"