Ndeshja me kampionët, rikthim me peshë te Bajerni në fundjavë
Bajern Mynih mund të marrë frymë i lehtësuar. Kapiteni Manuel Nojer do të kthehet në portë në kohë për duelin e rëndësishëm kundër Bajer Leverkusen në fundjavë.
Pas një dëmtimi të lehtë në kofshë që e ngadalësoi së fundmi, 38-vjeçari është kthyer. Sipas mediumeve pranë klubit bavarez, portieri është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i tij. Nojer pësoi pushimin e shkurtër të detyruar, pasi pësoi një reagim muskulor në kofshë në ndeshjen e Champions-it kundër Dinamo Zagrebit.
Në takimin vijuese të Bundesligës kundër Verder Bremen, ai vendosi të mos luajë pas ngrohjes, përpara ndeshjes. Ekipi mjekësor i Bajernit veproi me kujdes për të parandaluar që gardiani të mos ishte jashtë për një periudhë të gjatë kohore.
Përgjatë vitet e fundit, Manuel Nojerit i është dashur të luftojë disa dëmtime serioze, të cilat e kanë bërë që gjigandët nga Mynihu të jetë më i kujdesshëm. Skuadra nga Mynihut duhet të jetë edhe më e sigurt me numrin “1”, i cili do të qëndrojë sërish mes shtyllave në ndeshjen kundër Bajer Leverkusen. Nëse fitojnë, Bajerni mund të distancohet nga kampioni i vitit të kaluar “Aspirinat” me gjashtë pikë në këtë fazë të hershme.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"