Ndeshja me Pogradecin, testi që vendos për qëndrimet e lojtarëve te Kukësi i vitit 2025
Kukësi është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve në kuadër të ndeshjes që do të kenë këtë mesjavë në Kupë. Përballë janë rivalët e kampionatit, Pogradeci, kundërshtar i një niveli të barabartë.
Edhe pse blutë duan që të ecin sa më gjatë edhe në këtë kompeticion, sërish vëmendja kryesore është në kampionat, aty ku kanë vërtetë nevojë për pikë të rëndësishme që të paktën të mos vënë në rrezik qëndrimin. Për këtë arsye, në kupë pritet që tekniku Emiljano Çela të bëjë një mini-rotacion, edhe pse nuk ka shumë mundësi për shkak të mungesës së stolit që mund t’i garantojë të paktën një ndeshje dinjitoze.
Lojtarët që shihen si alternativa të vlefshme në skuadër, pritet të gradohen titullarë ndaj liqenorëve, një mënyrë edhe për të parë sesa të aftë janë për që të pjesë e Kukësit, duke ditur se në muajin dhjetor dhe me hapjen e merkatos do të ketë shumë largime. Ata që janë në dyshim, do të kenë shansin pikërisht në ndeshjen me pogradecarët që të “fitojnë” të drejtën për të vazhduar të jenë pjesë e bluve. Nga ana tjetër, nuk duhet të harrohet se blutë janë finalistë të kupës dhe nga ana morale nuk duan që të dalin kaq shpesh nga ky kompeticion.
VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"