LIVE INTER-LAJPCIG/ Rast i artë për italianët! Dumfris dhuron “show”, por gabon në finalizim (VIDEO)
Interi luan sot në Ligën e Kampioneve një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Lajpcig. Zikaltrit janë mes tetë skuadrave të para në renditje që do iu ndihmonte të bënin pushim një fazë me eliminim direkt, ndaj duan me çdo kusht tre pikët përballë gjermanëve.
Trajneri Inzagi nuk ka kursyer titullarët, teksa ka kthyer titullar Çalhanollu, i cili ka qenë i dëmtuar. Kësisoj, është kthyer përsëri në stol Asllani, pavarësisht provës së mirë në fundjavë ndaj Veronës në kampionat.
LIVE: INTER-LAJPCIG 1-0
Lukeba 27′ (autogol)
KOMENTI LIVE:
71′ Pranë golit të dytë Interi me Turam, që provon me kokë pas asistit të Dimarkos, por topi shkon mbi traversë.
64′ Inzagi kryen dy zëvendësime, largohet Bastoni dhe Taremi, në fushë Karlos Augusto dhe Turam.
46′ Dumfris dhuron spektakël, por në fund shpërdoron një shans të artë duke gabuar në finalizim (VIDEO)
Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohet 1 minutë shtesë!
31′ Rrëmujë në zonën e skuadrës gjermani, Interi “flirton” me golin e dytë. Fati është me Lajpcig në këto momente. (VIDEO)
27′ GOOOL INTER 1-0/ Zhbllokohet sfida, autogoli i Lukebas, i jep avantazhin zikaltërve. Shpërthen festa në “San Siro”. (VIDEO)
18′ Provon edhe Lautaro Martinez, por tentativa e tij ndalet sërish nga portieri Gulashi.
13′ Dominim i Interit, që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Lajpcig.
8′ Pranë golit Interi me Dimarkon, por rreziku grushtohet nga portieri Gulashi në këndore (VIDEO)
4′ Shkëndijën e parë të sfidës e jep Taremi, që provon nga distanca, por tentativa e tij ishte qendrore duke u ndalur nga portieri Gulashi. (VIDEO)
1′ Starton sfida në “San Siro”.
FORMACIONET ZYRTARE
Inter (3-5-2) – Zomer; Pavard, De Vraj, Bastoni; Dumfris, Barela, Çalhanollu, Zielinski, Dimarko; Taremi, Lautaro Martinez.
Trajner: SImone Inzagi
RB Lajpcig (4-4-2) – Gulashi; Gertruida, Orban, Lukeba, Henrihs; Baumgartner, Kampl, Haidara, Nusa; Openda, Andre Silva.
Trajner: Marko Rose
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"