“Ndeshje historike”, Klodian Duro: Ky ekip më ngroh, jemi më lartë se Ukraina si nivel

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2024 | 0:00

“Ndeshje historike”, Klodian Duro: Ky ekip më ngroh, jemi më lartë se Ukraina si nivel

Ish-mesfushori i Kombëtares, Klodian Duro, nuk i kurseu elozhet për futbollistët kuqezinj, pas triumfit 1-2 të arritur në Pragë ndaj Ukrainës, në duelin e parë të Ligës së Kombeve. 

bandicam 2024-09-07 23-01-35-780

“Fati ishte me ne. Nuk ishte pak të kalonim në disavantazh. Po luanim mirë, duhet të kishim shënuar në pjesën e parë.

Goli i pësuar na shtoi urinë. Ismajli ishte lojtari më i mirë për mua. Jemi të kënaqur, sepse të gjithë bënë maksimumin, bënë një ndeshje historike. Sot morëm edhe rezultatin që të gëzon në futboll, të jep kënaqësinë e të shijuarit të ndeshjes. Doja t’i përgëzoja të gjithë, nga Silvinjo te lojtarët. Ekipi iu përgjigj, ky është maksimumi jonë. 

Arbër Hoxha edhe mund ta niste si titullar, por Silvinjo nuk lëviz nga idetë e tij. Ai e ka krijuar që ky është formacioni im. Vetëm 2 ndryshime të detyruara nga Europiani. Silvinjo e ka brumin e futbollistëve, që të luajnë siç do ai. Ai nuk do të rrezikojë me futbollistë të talentuar si Muçi. Për mua Manaj ka qenë shumë i fortë në fushën e lojës. Ky ekip mua më ngroh edhe më kënaq.   

Kemi një grup kompakt që sot futi brenda edhe Kumbullën, i ndihmuar edhe nga Ismajli. Kemi një ekip, që edhe pse mungon Gjimshiti, ekipi bën performancë të shkëlqyer. Treguam që ndaj këtyre kundërshtarëve e fitojmë ndeshjen me profesionalizëm. Jemi më lartë se Ukraina si nivel. Jemi më stabil, Ukraina ka luhatje. Për mua ylli i mbrëmjes ishte Ismajli”, u shpreh Duro në studion e emisionit “Klan Kuq e Zi”.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"