“Ndeshje për t’u harruar”, Edmond Kapllani: Lojtari më i mirë te Shqipëria ishte Hysaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2024 | 0:04

“Ndeshje për t’u harruar”, Edmond Kapllani: Lojtari më i mirë te Shqipëria ishte Hysaj

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Edmond Kapllani, analizoi humbjen e kuqezinjve në transfertë ndaj Çekisë me rezultatin 2-0. Në prononcimin e tij ndër të tjera, Kapllani deklaroi:  

EDMOND KAPLLANI

“Kjo ishte një ndeshje drejtimi, që tregoi ku shkon kjo Kombëtare. Momenti më  i mirë ishte ai i rastit të Asanit, më pas Çekia shënoi golin e dytë. Çekia ishte superiore, në të gjitha drejtimet, na kishin marrë seriozisht.

Një ndeshje për t’u harruar për kombëtaren tonë. Në ndeshjat e tjera në gjysëm rasti kemi shënuar. Ky është futbolli, Çekia bëri më shumë për të fituar ndeshjen. Po të kishim bërë 1-1 do të ishin në presion. Hysaj tregoi stabilitet, mendoj se ishte lojtari më i mirë i kësaj ndeshje për ne, prisja më shumë nga Mitaj”, u shpreh Kapllani për “TV KLAN”. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"