Ndeshjet e radhës me rivalë direkt/ Sulmuesi më efektiv i Partizanit bëhet lojtar stoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 0:20

Ndeshjet e radhës me rivalë direkt/ Sulmuesi më efektiv i Partizanit bëhet lojtar stoli

Pesë ndeshjet e radhës në Kategorinë Superiore janë “zjarr” për Partizanin. Të kuqtë nesër sfidojnë Tiranën në derbin e madh të kryeqytetit dhe një javë më pas përballe u shfaqet Egnatia, kampione në fuqi. Me rrogozhinasit kjo do të jetë beteja e parë pas humbjes së finales së titullit.

PARTIZANIIIII

Kalendari vijon me një ndeshje me Bylisin, që i paraprin dy betejave të tjera “bombë”. Pas pauzës së Kombëtares të kuqtë sfidojnë Elbasanin e më pas Vllazninë në startin e fazës së dytë. Këto ndeshje pritet të tregojnë shumë rreth forcës së ekipit të Veselinoviç dhe pritet të jenë edhe si një “skaner” mbi atë që të kuqtë do të synojnë në vijimësinë e sezonit.

NDESHJET E RADHES

Ndoshta jo në nivelin e vjetshëm, por edhe në këtë sezon Partizani ka mjaft konkurrencë në majën e sulmit dhe trajneri Veselinoviç ka vendosur të sakrifikojë një emër si Bintsuka, i cili vjet ishte sulmuesi më efektiv i ekipit.

Në dy ndeshjet e fundit Bintsuka ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist. Me këtë ritëm, 22-vjeçari po këmbëngul fort për të zënë vendin e titullarit, pasi po arrin të jetë efektiv në çdo moment që stafi teknik i jep një shans për të luajtur. Por fakti është se edhe pse shënoi kundër Dinamos, sërish në Laç startoi Mba, çka dëshmon qartë edhe opinionin e stafit teknik për hierarkinë në sulm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"