Ndeshjet e tetorit për Kombëtaren U-17, Tirana krenohet me 5 talentet që do e përfaqësojnë
Kombëtarja U-17 do të luajë në tetor 3 ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Europianit U-17. Te Tirana kanë konfirmuar se 5 lojtarë të kësaj grupmoshe do i përfaqësojnë me ngjyrat kuqezi.
Bëhet fjalë për Ernesto Marqeshin, Mateo Dedën, Serxho Voglin, Henri Sinanin dhe Emiljano Mihanën. Kujtojmë se Shqipëria U-17 do të luajë fillimisht me Kroacinë më 9 tetor, më pas kundër Holandës dhe ndaj Ishujve Faroe.
Postimi i Akademisë së Tiranës:
“KF Tirana Academy numëron sërish numrin më të madh të lojtarëve të grumbulluar me ekipin kombëtar.
KF Tirana vazhdon të furnizojë ngjyrat kuqezi me talentet e saj. Vetëm së fundmi plot 5 lojtarë do të përfaqësojnë bardheblutë në raundin kualifikues të Kombëtares U-17.
Ndër vite jemi pjesë thelbësore e skuadrës së të gjithë shqiptarëve”.
PANORAMASPORT.AL