Ndeshjet e tetorit për Ligën e Kombeve, trajneri Deshamp e lë Mbapen jashtë listës së Francës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2024 | 13:22

Ndeshjet e tetorit për Ligën e Kombeve, trajneri Deshamp e lë Mbapen jashtë listës së Francës

Franca do të jetë pa kapitenin e saj Kilië Mbape për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve të planifikuara në ditët në vijim, kundër Izraelit dhe Belgjikës.

mbappe-france-16-9

Këtë e ka bërë të ditur L’Équipe, duke sqaruar se Didie Deshamps do ta konfirmojë në orën 14:00, kur do të shpallë listën e lojtarëve të thirrur dhe do të mbajë konferencën e zakonshme për shtyp.

Vendimi është marrë në marrëveshje me lojtarin dhe Real Madridin. Kombëtarja franceze dëshiron t’i japë pak pushim sulmuesit, i cili ndër të tjera po rikuperohet nga një dëmtim i vogël në kofshën e majtë të pësuar më 24 shtator kundër Alavesh. Mbape humbi derbin kundër Atletikos fundjavën e kaluar dhe u kthye në aksion mbrëmë në Champions kundër Lilë

Sipas të gjitha gjasave, ai nuk duhet të luajë as kundër Vijaarrealit fundjavën e ardhshme për të mbrojtur veten nga dëmtimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"