“Ndjehem totalisht e dështuar”, Luiza Gega nuk e fsheh zhgënjimin pas garës: Kërkoj falje, ëndrra e Parisit mbyllet këtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2024 | 22:22

“Ndjehem totalisht e dështuar”, Luiza Gega nuk e fsheh zhgënjimin pas garës: Kërkoj falje, ëndrra e Parisit mbyllet këtu

Luiza Gega nuk ia ka dalë të arrijë objektivin që i kishte vënë vetes në Lojërat Olimpike, që të kualifikohej në finalen e 3 mijë metrave me pengesa. Por ajo është dorëzuar që në baterinë kualifikuese duke regjistruar një kohë larg atyre që janë kualifikuar.

luiza gega

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, atletja shqiptare nuk e ka fshehur zhgënjimin e saj, teksa ka zbuluar se kishte qenë në mëdyshje nëse duhej të merrte pjesë apo jo në aktivitet, ndonëse ishte kualifikuar aty

POSTIMI I LUIZA GEGËS

Është kaq e vështirë të gjesh fjalë kur ndihesh totalisht e dështuar dhe në fakt në këto momente e tillë ndihem.

E di që do kalojë, çdo gjë kalon me kohën por në këtë moment dhemb shumë sepse vërtetë jam munduar dhe ëndërruar që do ia dal pavarësisht se gjërat që në muajin prill pasi u sëmura, gjërat morën “dishezën”.

Gjithsesi përsëri përpiqesha fort çdo ditë edhe përse me shumë stres nga ndjesitë jo të mira të trupit tim përsëri rrija me shpresën që do e përballoja një garë të nivelit por në fakt nuk ndodhi kështu.

Edhe përse nuk e kam thënë kam qënë në dilemë të madhe me veten nëse duhet të vija apo jo por e di që pengu për të mos e provuar do më lëndonte më shumë.

Dua vërtet t’i kërkoj falje kujtdo qe besoi tek unë dhe e zhgënjeva dhe falënderoj të gjithë ato që më mbështesin si në ditë të mira qoftë dhe të vështira.

Ëndrra e Parisit mbyllet sot.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"