Ndjesi frike dhe pse me fitore të pastër, Brdariç: Me Bylisin duhej “vrarë” ndeshja, rrezikuam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2024 | 20:07

Ndjesi frike dhe pse me fitore të pastër, Brdariç: Me Bylisin duhej “vrarë” ndeshja, rrezikuam

Tekniku i Vllaznisë, Tomas Brdariç, në një prononcim për “Panorama Sport” është shprehur tejet i kënaqur me fitoren e arritur kundër Bylisit. Sipas tij, ishte një fitore tejet e merituar, paçka se Vllaznia kishte edhe fatin me vete.

BRDARIC

Ai ka folur për atë që po jep ekipi në këtë start dhe për lojtarët e rinj, duke përmendur edhe transferimin e Alivodës drejt Dubait.

Trajner, një fitore e merituar, megjithatë e mundimshme, pasi patët edhe fatin me vete… Në futboll mund të ndodhë gjithçka kur ti vetë se vret lojën, duke shënuar një gol të dytë, ashtu siç na ndodhi ne. Prandaj duhet që të jemi gjithmonë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Mund të ishim vetëm ne që mund të shkatërronim veten tonë. E kemi provuar këtë gjë për të pasur besim dhe të jemi të kujdesshëm. Dhe për gjatë 90 minutave për të qenë më të koncentruar. Shpesh herë mund të kemi fatin me vete, por mund ta kemi edhe kundër, si në disa situata. Tek rasti i 11-metërshit duhet që të shikojmë edhe gjykimin e arbitrit. Nuk jam në mendimin e tij, por duhet ta pranojmë atë që vendos arbitri.

Tri pikë që ju lënë në vendin e parë, ndiheni komodë sa u përket rezultateve? Asgjë nuk është shumë e lehtë. Na duhet që të kemi tensionin e duhur. Të hyjmë në lojë me detyrat dhe targetin e përcaktuar që të fitojmë. Dua të falënderoj shumë edhe tifozët tanë, por edhe ekipin për tri pikët.

Pavarësisht fitores, mendoni se ka ende hapësirë për korrigjime sa i përket lojës? Kemi zhvilluar gjashtë takime. Është vetëm fillimi, duhet që të jemi racionalë për të luajtur njëlloj përgjatë gjithë 90-të minutave. Duhet që të fusim sa më shumë energji dhe si funksionin futbolli për të mbajtur ritmin e duhur në lojë.

Sa do t’ju mungojë Alivoda pas largimit të tij? Ai na mungon. Ka shpërblyer veten e vet me një biletë të mirë për në Dubai. Besoj se do të gjejë vend për të gjithë ne që të bëjmë ndonjë pushim atje.

Nga ana tjetër kthehet Kahrimanoviç, sa e rëndësishme ishte? Është një lojtarë me pozicion të ndryshëm nga Alivoda. Është një lojtarë që do t’i vlejë ekipit për mesin e fushës. Ne po punojmë në të gjithë aspektet. Në futboll nuk është e lehtë për të përballuar të gjitha ngarkesat. Të mos bëjmë gabime trashanike. Edhe Delaj e Dodaj do të kenë gjithë hapësirën e duhur, në varësi të paraqitjeve që do të bëjnë.

Kush do ta ketë radhën pas kësaj dysheje nga lojtarët e rinj? Kemi shumë lojtarë të rinj. Janë duke pritur edhe ata ditën e tyre, por gjithçka do të vijë në kohën e duhur. Duhet që t’i jap mundësinë, pasi nuk do të presin edhe ata pafundësisht. Por ata duhet që të jenë me këmbë në tokë, duhet që të punojnë fort në të gjitha aspektet, që të japin maksimumin në stërvitje dhe pastaj në fushë siç ishte Tafili, një prej tyre. E ata duhet që të mësojnë nga këto eksperienca.

Admir Uruçi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"