Ndodh në Kategorinë e Dytë/ Sulmuesi i shënon gol ish-skuadrës dhe surprizon tifozët me dedikimin special

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2024 | 20:06

Ndodh në Kategorinë e Dytë/ Sulmuesi i shënon gol ish-skuadrës dhe surprizon tifozët me dedikimin special

Një moment special u regjistrua në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, mes Maliqit dhe Butrintit, që u mbyll me triumfin 0-2 të sarandiotëve.  

Stephen Agu Çinedu

Në minutën e 89-të, sulmuesi nigerian, Stephen Çinedu Agu, shënoi golin e dytë të Butrintin, duke ndëshkuar ish-skuadrën e tij. Në momentin e shënimit 21-vjeçarit hoqi fanellën teksa poshtë saj mbante veshur një bluzë ku shkruante: “Gjithmonë në zemrën time Maliqi”. 

Vlen të theksohet fakti se nigeriani eksperiencën e parë në futbollin shqiptar e pati te skuadra e Maliqit, ku fitoi zemrat e maliqarve me golat e realizuar në sezonin e shkuar. Ndërkohë me fanellën e Butrintit ky ishte goli i parë për këtë edicion futbollistik, një gol tepër special që erdhi ndaj ish-skuadrës së tij.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"