Postuar: Shtator 26, 2024 | 20:53
Ndodh për herë të parë pas 26 vitesh, Nedim Bajrami “kopjon” Gatuzon në Ligën e Europës
Nedim Bajrami shkëlqeu me debutimin e tij në Ligën e Europës. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi që në minutën e parë të takimit, teksa Rejnxhërs fitoi më pas 0 me 2 përballë Malmos.
Skuadra skoceze kishte 26 vite, që nuk e provonte një gol në minutën e parë të një sfide europiane. Diçka të tillë e realizonte me Rejnxhërs, Xhenaro Gatuzo në vitin 1998.
Asokohe i shënonte Beitar Jeruzalem, në kompeticionin e vjetër Kupa UEFA. Bajrami me paraqitjen e tij spikati te më të mirët e ndeshjes.
Kështu dhe pse në fillim, Bajrami po kthehet te lojtarët më me peshë. Mesfushori ka fituar vendin e titullarit, ndërsa ndikimi i tij nuk ka munguar në skuadër.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"