Ndryshim drastik te Dinamo! Nga zero gola, në dy për ndeshje
Blutë e Dinamos kanë rregulluar jo pak marrëdhëniet me golin në tri ndeshjet e fundit. Kryeqytetasit e mbyllën kampionatin që shkoi pa gjetur rrugën e rrjetës në 5 javët e fundit.
“Thatësira” vazhdoi edhe në dy javët e para të këtij kampionati, ku Dinamo humbi 0- 2 me Egnatian dhe 1-0 me Bylisin. “Nëndetësja” u zhbllokua në ndeshjen e javës së 3-të me Elbasanin, ku fitoi 2-1. Realizuan në atë ndeshje Mandela dhe Bregu me penallti.
Edhe në dy ndeshjet që pasuan në kampionati, kundër Partizanit dhe Skënderbeut, blutë ruajtën mesataren e 2 golave. Ata barazuan 2-2 në derbin me Partizanin, ku shënuan Mandela dhe Vila, ndërsa golat e fitores 2-1 ndaj Skënderbeut mbajnë firmën e Zabërgjës dhe Mandelës.
Dinamo ka shkuar te goli më të 4 lojtarët që luajnë aktualisht titullarë në sulm dhe ky është një sinjal pozitiv për ngjitjen e skuadrës drejt kreut të renditjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"