Postuar: Janar 3, 2025 | 17:29
E ardhmja e Elseid Hysaj mund të marrë një kthesë të fortë në këto ditë të para të janarit. Anësori kuqezi është me një këmbë jashtë Lacios nuk është në planet e trajnerit, por situata e rënduar me dëmtimet mund të ndryshojë totalisht këtë histori.
Sipas “Corriere dello Sport”, Lacio po vlerëson mundësinë për të rikthyer Hysajn në skuadër pasi kanë mangësi në prapavijë.
Skuadra kryeqytetase ka kohë deri të shtunën në orën 12 për të regjistruar Hysajn në Serie A, një ditë përpara derbit kundër Romës, që përkon edhe me sfidën e parë për këtë vit.
UVIL ZAJMI