Ndryshime në listën e Shpresave, largohen tre futbollistë para duelit të së martës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2024 | 17:25

Ndryshime në listën e Shpresave, largohen tre futbollistë para duelit të së martës

Përfaqësuesja shpresa luan nesër një ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit për të mbyllur grumbullimin e këtij fund-sezoni. Pas humbjes në ndeshjen me Malin e Zi, shpresat për kualifikim janë shuar ndaj trajneri Bushi do të fillojë të shohë në veprim edhe disa lojtarë që nuk janë aktivizuar më rregullisht.

shpresa

FSHF ka bërë të ditur se nga grumbullimi janë larguar tre futbollistë, pa bërë të ditur nëse do të zëvendësohen me emra të tjerë apo jo.

“Kuqezinjtë po kryejnë përgatitjet e fundit përsa i përket takimit miqësor, teksa trajneri Alban Bushi nuk do të ketë në dispozicion tre lojtarë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Stiven Shpendi, Leandro Frroku dhe Behar Ismaili nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin Alban Bushi në këtë sfidë.

Shpendi dhe Frroku janë larguar nga grumbullimi për shkak të problemeve fizike ndërsa Ismaili për arsye personale. Pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje të mirë, të gatshëm për të dhënë kontributin në takimin miqësor me Lihtenshtejnin”, njoftoi FSHF.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"