Ndryshon axhenda për Kupën e Shqipërisë, një ndeshje e kthimit të gjysmëfinaleve luhet në orar tjetër
FSHF ka bërë një ndryshim sa i përket orarit të ndeshjeve të kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, që luhen këtë mesjavë. Sfidat ishin parashikuar fillimisht të luheshin të dyja të mërkurën, në orare të ndryshme.
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Egnatias, që luhet në “Loro Boriçi” në orën 18:00, nuk ka ndryshim dhe do të vazhdojë sipas planit fillestar në atë orar. Ndërkohë, ndryshim ka pasur sa i përket sfidës tjetër.
Tirana-Kukësi, ishte planifikuar që të luhej në orën 15:00 të kësaj dite. Por tanimë, sfida është vendosur përfundimisht që do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 18:00, paralelisht me duelin tjetër gjysmëfinal.
KUPA E SHQIPËRISË
TURI GJYSMËFINAL
NDESHJET E KTHIMIT
Të mërkurën (24 prill)
TIRANA-KUKËSI (0-2) ora 18:00 (në “Air Albania”)
VLLAZNIA-EGNATIA (0-1) ora 18:00
* në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para;
FINALJA
14 maj, ora 19:00 (stadiumi “Air Albania”)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"