“Ne bëmë gjërat e rëndësishme sot”, Çela pas humbjes me Flamurtarin: Me cilësitë që ka Kukësi, nuk rrezikon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2024 | 19:05

“Ne bëmë gjërat e rëndësishme sot”, Çela pas humbjes me Flamurtarin: Me cilësitë që ka Kukësi, nuk rrezikon

Emiljano Çela mendon se Kukësi ka cilësitë e duhura për të mos rrezikuar mbijetesën në Kategorinë e Parë, që mbetet objektivi primar i skuadrës. Pas ndeshjes ndaj Flamurtarit, trajneri i verilindorëve theksoi se i kishte pëlqyer mënyra e reagimit të skuadrës që do të përmirësohej javë pas jave.

cela

“Këta janë kundërshtarët, pavarësisht forcës e pretendimeve do kërkojmë të marrim pikë me të gjithë. Unë kam punuar vetëm tre seanca, jam munduar të punoj në parime e ekuilibra. Nëse flasim për ta, më pëlqeu ekipi se ishte i shkurtër. Do të doja më shumë mbajte topi, ramë në presion, por qëndruam në lojë gjithë kohës. Patëm mundësi të barazonim, pishman kam vetëm dy golat e pësuar. Një ndeshje zgjidhet nga këto episode, jemi ekip i ri, në proces pune, shpresojmë të ngrihemi shpejt se ndeshjet janë afër. Tani kemi një bllok ndeshjesh me kundërshtarët tanë dhe duhet patjetër të na gjejë gati.

Nuk jemi trajnerë lokal që ta gjejmë punë poshtë shtëpisë. Kjo punë është që mund të vijmë në Kukës, mund të jetë edhe më larg, kjo është puna pasioni ynë. Është kënaqësi kur vijnë na ofrojnë punë, na vlerësojnë e mundohemi të bëjmë më të mirën. Kishim përgatitur një mënyrë kapje të Flamurtarit me atë sistem loje, kisha vendosur të sakrifikoja mbrojtësit e krahut. E dinim pikën e fortë që ishte Trashi, kishim dublimin, patëm më shumë probleme në 10 minutat e para. U munduam në pjesën e dytë të luanim me 3-5-2, nuk është se u zgjidh problemi i Trashit, por ishte një tërheqje e ekipit kundërshtar për të mbrojtur rezultatin.

Në përgjithësi, në këto momente që kam ardhur, po mundohem të krijojmë modulin e sistemin e lojës në bazë të cilësive që kemi e gjejmë. Jemi në proces punë, më duhet kohë të njoh limitet e lojtarëve, të njoh që janë në pozicione natyrale. Kur të njoh cilësitë dhe limitet e tyre, mund të zgjedhim sistemin e lojës që t’i çojmë në më të mirën e vet këtë grup. Në ndeshjen e sotme jam i kënaqur se lojtarët shfaqën agresivitet, çuan veten në limite dhe dhanë maksimumin. Nuk mendoj se Flamurtari pati në lojë ndonjë superioritet, patëm rast ne para se të shënonin ata të dytin. Mendoj se gjërat e rëndësishme i bëmë ne sot, pavarësisht rezultatit. Ne duhet të luajmë, i rritim lojtarët dhe stërvitim ata, çdo ndeshje është eksperiencë dhe gabim i ri për ta. Duhet të mësohen, duhet të sakrifikojmë që të rritemi. Mendoj se kemi cilësi që në fund nuk do rrezikojmë në renditje”, tha Çela për RTSH pas përfundimit të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"