Në Champions pret fitoren, Barça nuk njeh humbje me zviceranët në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2024 | 15:46

Në Champions pret fitoren, Barça nuk njeh humbje me zviceranët në Europë

Ndeshjet e vetme të mëparshme të Barcelonës në Ligën e Kampioneve kundër një klubi zviceran ishin në fazën e grupeve të sezonit 2008-2009, kur fituan 5-0 në Bazel përpara se të barazonin 1-1 në shtëpi.

assasdassadsad

– Barcelona është ndeshur katër herë në kupat e Europës me klube zvicerane, ku ka fituar 3 prej tyre dhe ka barazuar një tjetër.

– Ky është sezoni i 29-të i Barcelonës në Champions League, një rekord në kompeticion, që e ndan me Realin e Madridit. Ato ka marrë pjesë në çdo sezon që nga 2003-2004.

– Barcelona ka fituar vetëm gjashtë nga 17 ndeshjet e fundit evropiane në shtëpi, me gjashtë humbje. – Hera e fundit që Jang Bojs u përball me një kundërshtar spanjoll ishte në fazën e grupeve të Champions League 2021-2022, në të cilën humbën 1-4 në shtëpi dhe 2-0 jashtë kundër Vijarreal.

– Jang Bojs nuk ka fituar kurrë një ndeshje jashtë fushe në nëntë përpjekje në Ligën e Kampionëve; Një barazim 2-2 në Beograd kundër Cërvena Zvezdës sezonin e kaluar është një nga dy ndeshjet në të cilat ata shmangën humbjen, tjetra një barazim 1-1 ndaj Mançester Junajtid në ndeshjen e gjashtë në grup në sezonin 2021-2022.

– Andreas Kristensen ishte pjesë e Borusia Mënçengladbah që arriti në fazën e grupeve të Champions League 2016-2017 në kurriz të Jang Bojs, duke luajtur të 180 minutat në të cilat skuadra gjermane fitoi 1-3 jashtë dhe 6-1 në shtëpi.

– Dani Olmo ishte pjesë e Dinamos së Zagrebit që humbi 3-2 kundër Jang Bojs në të njëjtën fazë të Champions League 2018- 2019 (1-1 jashtë, 1-2 në shtëpi).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"