Në epiqendër të kritikave te Milani, menaxheri i Teo Hernandez insiston: Do të rinovojë
Teo Hernandez nuk po kalon një moment të lumtur te Milani, pasi ka përfunduar në stolin e rezervave në ndeshjet e fundit dhe është përballur edhe me kontestime të ashpra nga tifozët. Por me sa duket, mbrojtësi francez i sheh përsëri kuqezinjtë si opsionin më të mirë të mundshëm të karrierës dhe vetë menaxheri i tij konfirmoi se rinovimi nuk duhej vënë në dyshim.
Menaxheri Manuel Garsia Kuijo, ishte sot në “Casa Milan” për të diskutuar rreth lojtarit dhe ka dashur të shuajë menjëherë çdo polemikë të lindur pas vendimit të trajnerit Fonseka për ta lënë në pankinë mbrojtësin. “Këto zgjedhje nuk i përkasin Teos, duhen respektuar shokët e skuadrës dhe zgjedhjet e trajnerit. Në këtë sezon ka qenë në pankinë edhe Leao…”, tha fillimisht menaxheri për gazetarët e pranishëm.
“Unë erdha këtu për të folur rreth disa aspekteve fiskalë të kontratës së tij, Rinovimi? Nuk kemi folur sot rreth kësaj teme, por e kemi thënë dhe e përsëritim: Teo dëshiron të qëndrojë të Milani, dëshiron të rinovojë me Milanin”, theksoi ai.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"