“Në fund është rezultat i drejtë, por humbëm dy pikë”, Di Biaxho flet për episodin e dyshimtë: Nuk e dha, pikë!
Luixhi Di Biaxho mendon se skuadra e tij ka humbur dy pikë pasi meritonte më shumë në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Trajneri i Dinamos, komentoi barazimin 1-1 dhe shumë pak edhe episodet që vulosën fatin e sfidës.
“Më pëlqen të flas më shumë për ndeshjen, kam folur për gjyqtarët, del e tepron. Dua të flas për ndeshjen, kemi bërë një ndeshje të mira dhe jam i kënaqur. Për gjyqtarët kemi folur më parë, nuk është se duhet folur çdo javë për gjyqtarët, e kam bërë herën e kaluar. Ndoshta mund ta bëj pas dy muajsh, e bëjmë bashkë. Në fund gjyqtari bëri një ndeshje të mirë në fund, ndoshta nuk jemi me shumë fat. Edhe ne kemi bërë një ndeshje të mirë, skuadra më pëlqeu shumë. Dhe kemi kërkuar deri në fund fitoren dhe kemi bërë një ndeshje të mirë.
Nuk ndryshon asgjë nëse doni të flisni me një më ekspert, është Barushi. Unë jam i kënaqur me atë që kam parë në fushë nga djemtë e mi. Nuk dua të dribloj. Është simulim, është faull që jepet apo jo, gjyqtari nuk e dha, pikë.
Kemi humbur dy pikë për atë që u pa në pjesën e parë ku kishim arsye, por është ndeshje që rrezikon ta humbësh se Vllaznia është skuadër e madhe dhe rrezikuam të pësonim të dytin se ishim të hapur. Më vjen keq që dhuruam ne golin me këtë penallti. Por sipas meje janë dy pikë të humbura.
Është fusha që fletm, me Tiranën, me Skënderbeun edhe pse u mundëm. Pastaj janë vlerësime për tu bërë por nuk mund të ndryshsj opinionet. I bëj komplimente trajnerit të Vllaznisë se ka ekip të mirë. Kam parë një pejsë të parë që ishim vetëm ne. Dhuruam një gol, por edhe me 10 kërkuam golin deri në fund. Por janë raste, mbajtja e topit, mentaliteti sulmues dhe mendoj se kemi bërë diçka më shumë.
Fola për mbajtjen e topit, por është efektive gjithmonë nëse je në fushën kundërshtare. Por ne kishim mundësi të qarta shënimi. Në pjesën e dytë nuk është se vuajtëm me mbrojtësit. Humbëm pak distancën me lojtarët e krahut dhe sulmuesit, kemi humbur 2-3 herë topin dhe në një prej tyre erdhi goli. U mundova të rikompaktoj ekipin dhe ia dolëm, se në rezultatin 1-0, si e shoh unë futbollin, kemi luajtur vetëm ne më pas. Ishte e vështirë që t’i jepje ritëm në 20 minuta, se ranë në tokë 7-8 lojtarë, njëri prej tyre tre minuta qëndroi i shtrirë në tokë. Por ne mundoheshim të bënim lojën, jam krenar për djemtë se dhanë gjithçka dhe atë që u kërkova unë.
Në fund mendoj se po, është rezultat i drejtë për atë që u pa në fushë”, tha Di Biaxho për “MCN” pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"