Në Itali janë të bindur, Inzagi ka marrë vendimin për Kristjan Asllanin
Kristjan Asllani do të ketë mundësinë që t’u mbyllë gojën të gjithë kritikëve këtë javë, teksa është llogaritur si titullar në ndeshjen e të shtunës në kampionatin italian me fanellën zikaltër ndaj Veronës.
Mesfushori është provuar në rolin e titullarit në mesfushë gjatë këtyre ditëve, që pas kthimit nga grumbullimi me Kombëtaren, për të zënë vendin e Çalhanollu të dëmtuar. Fillimisht mendohej se Inzagi mund të bënte lëvizje të tjera në radhët e ekipit të tij dhe mbante Asllanin në stol, por tekniku i kampionëve në fuqi të Serisë A duket si beson pikërisht shqiptarit rolin e zëvendësuesit “kokë për kokë” të turkut në planin taktik të skuadrës.
Ndaj edhe në stërvitjen e sotme, ka qenë Asllani ai i cili është rreshtuar përkrah Barela dhe Mkhitarjan në provat e fundit që Inzagi ka bërë për duelin që luhet nesër në drekë dhe hap këtë javë të Serisë A. Aktivizimi 180 minuta me Kombëtaren pa shfaqur probleme fizike, me sa duket ka shtuar besimin e Inzagit te mesfushori, i cili ka shansin e artë që t’u tregojë mosbesuesve se sa vlen realisht.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"