Në Itali janë të sigurt: UEFA, presion Juventusit. Pret largimin e bardhezinjve nga Superliga, përndryshe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 22:25

Në Itali janë të sigurt: UEFA, presion Juventusit. Pret largimin e bardhezinjve nga Superliga, përndryshe…

UEFA nuk ka folur ende zyrtarisht për çështjen e Juventusit. Klubi bardhezi është në telashe të mëdha me drejtësinë sportive italiane por edhe atë të UEFA-s, e cila mund të vendosë t’i përjashtojë nga kompeticvonet evropiane për një apo më shumë vite. “Mund”, pasi në fakt, ndërkombëtarët po presin një lëvizje nga klubi italian.

juventus

Ky i fundit ka qenë një nga krijuesit e Superligës së famshme, me Andre Anjelin i cili u vlerësua nga vetë presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, si një tradhtar për mënyrën se si veproi pas shpinës së tij. Pakënaqësia e Çeferin ndaj Juventusit ka qenë publike dhe tanimë të gjithë presin një dënim nga ndërkombëtarët si “hakmarrje”.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, në UEFA kanë mbetur të habitur se Juventusi me drejtuesit e rinj nuk ka bërë hapin e parë për të vënë paqen mes palëve, pani që Andrea Anjeli nuk është më pjesë e strukturave më të larta te torinezët . Në Nion pritej që Xhon Elkan të tërhiqej nga ideja e Superligës, duke shpërbërë përfundimisht kompaninë që kërkonte të rivalizonte UEFA-n. Në mungesë të kësaj lëvizje, UEFA po pret me padurim që të mësojë se çfarë do të ndodhë me drejtësinë sportive në Itali dhe si do të mbyllë sezonin Juventusi,

Më pas, nëse bardhezinjtë nuk do të hedhin hapin drejt paqes me UEFA-n me të vetmen lëvizje që u ka mbetur, braktisjen e Superligës, hakmarrja e Çeferin pritet të jetë e paevitueshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"