Postuar: Maj 29, 2023 | 20:15
“Ne jemi kampionë për shumë faktorë”, Sebino Plaku feston edhe pa titull: Fitorja sot ishte detyrim ndaj tifozëve
Sebino Plaku mendon se Tirana duhet të ndjehet kampione, edhe pse titullin e mori Partizani. Zëvendëstrajneri i bardhebluve ka komentuar suksesin ndaj Erzenit si një detyrim ndaj tifozëve.
“Edhe pse e dinim që nuk mund të shkonte më përtej mundësive që kishim, të paktën u fokusuam te ndeshja jonë që ta mbyllim si kampionë se vërtetë.
Ne jemi kampionë për shumë faktorë, edhe që jemi në pikë të barabarta. Na bën të ndjehemi me të vërtetë. Edhe sa i përket mbështetjes së tifozëve, fitorja ishte një detyrim”, tha Plaku për “Oversport” pas përfundimit të ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"