“Në kohën tonë i kemi shënuar 2-3 gola Gjermanisë”, analiza e Altin Rrakllit: Ju tregoj problemin e Silvinjos
Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Altin Rraklli në një prononcim të tij për podcast-in “Koha shtesë +3” ka qenë kritik me mënyrën se si ka menaxhuar trajneri Silvinjo ekipin kuqezi në muajt e fundit. Sipas Rakllit kuqezinjtë janë bërë shumë të lexueshëm për kundërshtarët.
“Nuk kemi mundur që të kapim në befasi rivalët pasi Silvinjo nuk ndryshon skemë. Luajnë po të njëjtët lojtarë me po të njëjtën skemë dhe për këtë motiv jemi shumë të lexueshëm. Edhe në Nations League mendoj se rivalët na kanë përballuar pasi ka kanë studiuar dhe na i kanë marrë mirë masat”, arsyeton Altin Rraklli.
Mes të tjerash ish-sulmuesi kuqezi tentoi që të ekspozonte filozofinë e Silvinjos duke bërë krahasimin me Shqipërinë e viteve ’90.
“Unë mendoj se Silvinjo aktivizon shumë lojtarë, të cilët janë më të aftë të mbrojnë se sa të sulmojnë ky është një problem pasi e gjejmë më shumë vështirësi golin. Unë mund të them se në kohën tonë ne arrinim që të shënonim 2-3 gola kundër një ekipi si Gjermania pasi Astrit Hafizi më aktivizonte mua së bashku me Iglin (Tare) dhe Bushin. Ai guxonte dhe aktivizonte tre sulmues të pastër. Ne pësonim, por edhe shënonim gola”, tregon Altin Rraklli.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"