Në stërvitje me klubin por Broja mbeti jashtë Kombëtares. Trajneri i Evertonit zbulon kur kthehet: Ishte që të njihte lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2024 | 21:00

Në stërvitje me klubin por Broja mbeti jashtë Kombëtares. Trajneri i Evertonit zbulon kur kthehet: Ishte që të njihte lojtarët

Armando Broja mungoi edhe në grumbullimin e fundit për këtë vit të Kombëtares shqiptare, në ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve. Sulmuesi nuk është kthyer ende në stërvitje të plotë me Evertonin por duket se të paktën me klubin e tij shumë shpejt mund të jetë në gatishmëri për të luajtur.

broja

Këtë e ka pranuar në konferencë për shtyp edhe trajneri i klubit anglez, Shon Dajç, i cili pranoi se kishte filluar integrimi i ngadaltë i Brojës në punë me skuadrën, që do të kthehej në përditshmërinë e tij pas pauzës së Kombëtareve.

“Ai është përfshirë në pjesë të stërvitjes. Por thjesht ka qenë episodik, thjesht që të kishte një ndjesi të topit dhe asgjë tjetër përveç kësaj në këtë pikë.

Kjo i jep mundësinë për të njohur lojtarët pasi ai erdhi i dëmtuar dhe të gjithë e dinë, ndërsa ka punuar shumë mirë, duke bërë gjithçka për riaftësimin me stafin mjekësor. Por kjo ishte thjesht për t’i dhënë një mundësi të ishte rreth lojtarëve në fushë.

Koha është e duhura, në aspektin që ai po i afrohet rikthimit, por padyshim me ndërprerjen për kombëtaret bëhet e vështirë pasi të gjithë shpërndahen përsëri. Por atij do t’i duhet një program ndeshjesh, padyshim.

Po e çojmë drejt pikës së stërvitjes, nuk është ende atje, por javën tjetër shpresojmë të jetë më e mundshme. Kur të gjithë të kthehen nga kombëtaret, ai do të jetë në stërvitje të potë”, tha Dajç para gazetarëve duke shpjeguar situatën e Brojës.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"