Nedim Bajrami ia theu rekordin, ish-futbollisti rus: Nuk më besohet që u thye nga një ekip si Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2024 | 20:43

Nedim Bajrami ia theu rekordin, ish-futbollisti rus: Nuk më besohet që u thye nga një ekip si Shqipëria

Nedim Bajrami theu rekordin për golin më të shpejtë në historinë e Kampionatit Europian. Ish-mbajtësi i këtij rekordi, Dimitri Krinçenko e mbajti këtë rekord për 20 vite. Në EURO 2004, rusi shënoi kundër Greqisë në kohën 1 minutë e 7 sekonda, në takimin që Rusia i mundi grekët me shifrat 2-1.

page-86-780x439

Krinçenko e dinte që kjo ditë do të vinte por nuk mund ta imagjinonte kurrë që do të ishte Kombëtarja shqiptare ajo që do t’ia thyente rekordin:

“E vërteta është se u habita shumë kur pashë që Bajrami e theu atë rekord. Mendova se një ekip më i famshëm se Shqipëria do ta kalonte atë. Ata shënuan një gol pas 23 sekondash, kështu që urime.

E vërteta është se rekordi nuk kishte shumë kuptim për mua. 20 vjet duken shumë të gjata për ta thyer atë. Tani, më në fund, mund të pushoj”, deklaroi trajneri rus duke qeshur.”

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"