Nejmar tregon gjithçka: Te PSG nuk më donin më dhe ma thanë, u desh të merrja një vendim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2024 | 18:35

Nejmar tregon gjithçka: Te PSG nuk më donin më dhe ma thanë, u desh të merrja një vendim

Sulmuesi brazilian Nejmar ka deklaruar hapur se largimi i tij nga PSG drejt Arabisë Saudite, erdhi si pasojë e faktit që në klubin francez nuk e donin më dhe i kishin kërkuar që të gjente një destinacion të ri.

nejmar

Në një intervistë të dhënë për RMC Sport, sulmuesi brazilian ka shpjeguar prapaskenat e divorcit të tij nga klubi i cili e bleu për shifrën rekord të 222 milionë eurove.

“Vendosa të lija PSG dhe erdhi kjo ofertë për t’iu bashkuar Al Hilalit. Mora ofertën menjëherë, pasi thjesht nuk isha më i lumtur atje te PSG. Klubi dhe trajneri nuk më dëshironin më. Ata kishin folur që më parë me mua ndaj duhej të merrja një vendim. Dhe oferta e Al Hilal më pëlqeu”, tha braziliani i cili ka hedhur poshtë zërat se po mendon largimin nga futbolli i luajtur.

“Sigurisht që më entuziazmon futbolli. Jam dakord me ata që thonë se periudha ime të PSG ka qenë mundësisht më e mira në karrierë. Por ka qenë edhe e trishtë për mua, pasi shpesh kisha dëmtime shumë të rënda dhe mund të zgjatnin deri në 6 muaj. Nuk kam luajtur një vit të plotë përveç vitit 2020, kur mbërritëm në finalen e Ligës së Kampioneve. Një vit fantastik kur e mendoj, nuk do të harroj kurrë ato momente që janë të ngulitura në zemrën time”, tha Nejmar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"