Nelson Hysa fiton titullin europian WBO, shtrin që në raundin e parë gjermanin Fuchs

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2024 | 18:54

Nelson Hysa fiton titullin europian WBO, shtrin që në raundin e parë gjermanin Fuchs

Nelson Hysa ka shënuar suksesin e radhës, duke vijuar të jetë i pamposhtur në ringun profesionist. Kampionit shkodran i mjaftoi vetëm një raund për të mbaruar punë me kundërshtarin e tij gjerman, Thorsten Fuchs, në evenimentin e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

nelson hysa

I mbështetur nga një publik i zjarrtë, Hysa u fut furishëm në ring dhe vetëm në pak sekonda e shembi dy herë në parket rivalin, për të siguruar fitoren e tij të 18- të në karrierë në po kaq duele të zhvilluara. Për gjermanin rezultoi fatale një djathtë e fuqishme e Hysës, me Fuchs që regjistron humbjen e dytë. Ky triumf ishte me shije me titulli për boksierin shqiptar, i cili sjell për herë të parë në vendin titullin europian WBO për peshat e rënda.

KUQEZINJTË E TJERË – Në aktivitetin e madh që u mbajt në kryeqytet në ring u ngjitën gjithashtu edhe boksierë të tjerë shumë të rëndësishëm të Shqipërisë, të cilët bindën me paraqitjet e tyre.

Alban Bërrmeta fitoi titullin global WBO, teksa kaloi me sukses një rival shumë të fortë si nigeriani Obina Maheu. Ky fundit para kësaj sfidë numëronte 23 fitore me KO në po kaq duele, për ta ndërprerë serinë e triumfeve pikërisht ndaj boksierit kryeqytetas. Për Bërmeten kjo ishte fitorja e 17-në karrierë, duke mbetur i pamposhtur.

Denis Nurja, gjithashtu dhuroi një tjetër provë bindëse, duke triumfuar në raundin e parë kundër venezuelasit Angel Barroso. Mikel Çullhaj vijon gjithashtu të ngjisë shkallët në boksin profesionit. Boksieri nga Tirana regjistroi fitoren e tij shtatë radhazi në po kaq duele të zhvilluara, teksa mposhti nigerianin Kabiru Towolawi.

Shkëlqyen në ndeshjet e tyre edhe Ardit Murja, Arjon Kajoshi, Muhamet Qamili, Fabio Koçiu dhe Xhuzepe Jaka, të cilët dolën të gjithë me fitore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"