“Nëndetësja” me dyfishin e golave të Bylisit, por bomberi i Dinamos është prej tre ndeshjesh në “heshtje”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2025 | 22:16

“Nëndetësja” me dyfishin e golave të Bylisit, por bomberi i Dinamos është prej tre ndeshjesh në “heshtje”

Blutë kanë sulmin më të mirë të Superiores pas 19 javësh kampionat. Falë 30 golave të shënuar ata kanë marrë kreun e renditjes. Interesant është fakti se Dinamo ka shënuar deri tani dyfishin e golave të kundërshtarit të radhës në kampionat, Bylisit, që e ka gjetur rrugën e rrjetës 15 herë.

mandela dita zabergja

Dhe 2 nga këta 15 gola ballshiotët i kanë shënuar pikërisht në portën e Dinamos, duke marrë 4 pikë. Bylisi fitonte fazën e parë në fushën e tij 1-0, me një gol të shënuar në kohën shtesë. Në Elbasan gjatë fazës së dytë ishte sërish ky ekip që shënonte i pari, por ndeshja do të përfundonte me rezultatin 1-1, pasi në pjesën e dytë barazonte Mandela.

Itodo Mandela dhe Baton Zabërgja janë dy golashënuesit më të mirë të Dinamos dhe të kampionatit, bashkë me Balajn e Vllaznisë, me nga 8 gola. Mandela realizoi golin e parë në fitoren 2-1 me Egnatian, kurse Zabërgja, i cili u fut si zëvendësues në atë ndeshje për shkak të një probleme shëndetësor, dha asistin e golit të dytë.

Kosovari na ka mësuar në fakt me gola rregullisht dhe për më tepër me realizime të veçanta. Ai nuk shënon që nga ndeshja me Vllazninë në Shkodër, ku Dinamo fitoi 2-3. Zabërgja nuk ka mundur ta gjejë rrugën e rrjetës ndaj Laçit, Tiranës dhe Egnatias. Me Bylisin ka një mundësi të mirë për ritakimin me golin, edhe pse parësore është fitorja e skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"