Nëntë medalje të arta, Kina merr komandën në Lojërat Olimpike
Kina ka marrë kryesimin në tabelën e medaljeve pas pesë ditëve të para të garave në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Shteti i madh aziatik regjistron deri më tani 9 medalje ari, 7 argjendi dhe 3 bronzi, për një numër total prej 19 medaljesh. Në vend të dytë pozicionohen organizatorët e Francës, me 8 ari, 10 argjendi dhe 8 bronzi, gjithsej 26 medalje.
Podiumin e shteteve më fituese në “Paris 2024” e kompleton Japonia, me 8 medalje ari, 3 argjendi dhe 4 bronzi, gjithsej 15 medalje.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse kanë kryesojnë për numër total me 30 medalje, renditen në vend të shtatë për shkak se kanë fituar më pak të arta arta, 5 të tilla, ndërsa numërojnë 13 argjendi e 12 bronzi.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"