Nga Besëlidhja te Veleçiku, lajme shkurt nga Kategoria e Dytë
Besëlidhja të shtunën do të ndeshet në shtëpi me Murlanin për llogari të javës së 13-të. Lezhjanët do ta nisin javën e 13- të në vend të gjashtë, çka i jep rëndësi jetike ndeshjes ndaj Murlanit.
Kapiteni i Besëlidhjes, mbrojtësi shkodran Kledi Dibra gjatë një prononcimi enkas për “Panorama Sport” deklaron: “Pozicioni ku renditemi sot na detyron të mbledhim gjithë energjitë për të mos gabuar.
Nesër (sot) presim në shtëpi Murlanin. Ekipi gjatë gjithë javës është stërvitur intensivisht në funksion të stilit të lojës së kundërshtarit për ta pasur atë nën kontroll. Kam besim të plotë, se ekipi ndaj Murlanit do ta bëjë detyrën, çka na jep mundësi për të nisur ngjitjen sa më lart të jetë e mundur në klasifikim”. /P. GJIKOLA
Koplikasit do të vuajnë mungesat në takimin e radhës, që do të luajnë me fushëkrujasit e Ilirisë. Trajneri Duli para kësaj sfide shtëpiake thotë për “Panorama Sport”:
“Ne do të bëjmë lojën tonë. Disa futbollistë të afruar në këtë fazë si, Smakaj e Hoti, por edhe të rinjtë si Bzheta, Pjetracaj, Ndrecaj, po tregojnë arritje në lojën e tyre. Kjo sfidë pritet me interes nga sportdashësit vendës edhe për faktin se do të jetë i pari takim për këtë vit”. /B. RAMEKAJ
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"