Nga dënimi për dhunën ndaj partneres te firma me Marsejën, Grinud thyen heshtjen
Maejson Grinud ka folur për herë të parë që nga largimi prej Mançester Junajtid, duke iu bashkuar Marsejës në Francë për shifrën e 26 mln euro, e cila përfshirë bonuset shkon deri në 30 mln euro. Pas zhvendosjes ai foli për “La Provence”:
“Natyrisht, unë jam në dijeni të këtij debati dhe e kuptoj pyetjen. Nuk dua të hyj në asnjë polemikë rreth akuzës që unë jam ndëshkuar më herët për dhunë. Unë kam pasur rastin të shprehem për këtë temë vitin e kaluar.
Me partneren tim, ne rindërtuam veten së bashku, si çift, sapo kemi kaluar një vit në Madrid. Po shikoj drejt së ardhmes dhe jam i fokusuar vetëm tek Olimpiku i Marsejës dhe te jeta jonë e re, së bashku, në Marsejë”, e mbylli Grinud.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"