“Nga disfatat bëhesh edhe më i fortë”, Barela: Sezonin e titullit më kritikuan, kam humbur shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2024 | 12:36

“Nga disfatat bëhesh edhe më i fortë”, Barela: Sezonin e titullit më kritikuan, kam humbur shumë

“Kur je ndier i vetmuar si lojtar? Kjo është një nga pyetjet që Mateo Kaça i ka bërë Nikolo Barelës, në një intervistë që do të publikohet e plotë më 17 tetor.barela“Ka ndodhur në vitin e titullit, kur të gjithë më kritikonin në fillim të sezonit që nuk isha Barela që të gjithë njihnin. Unë preferoj që të jem antipatik, sesa simpatik duke shitur një imazh që nuk tregon identitetin tim”, thotë ai.

Në intervistë është ndalur edhe tek finalet e shumta që ka luajtur në karrierë, ku ka humbur dhe ka fituar.

“Kam humbur finalen e Europianit të 19-vjeçarëve, ndërsa një Botëror nuk mora pjesë për shkak se theva dorën. Italia shkoi e treta. Pastaj kam rënë nga kategoria me Kaljarin dhe kam humbur një finale Champions-i dhe Europa Lige. E di mirë çfarë do të thotë të humbasësh. Por në anën tjetër kam fituar tituj kampionë, Kupa Italie dhe Superkupa, pa harruar Europianin. Është më e lehtë të shpjegosh se çfarë do të thotë fitorja sepse kënaqësia është më e madhe. Do të më pëlqente që t’i fitoja të gjitha finalet, por edhe duke humbur ke stimuj për të punuar dhe për të riprovuar më vonë. Kështu funksionoj unë”, ka thënë Barela.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"