Nga Doçi te Qardaku/ Kupa, një mundësi për lojtarët e stolit te Dinamo
Menjëherë pas ndeshjes së parë të 2025-ës në kampionat, asaj me Bylisin në transfertë, Dinamo do të luajë në Kupën e Shqipërisë kundër Erzenit.
Blutë synojnë që të jenë sa më konkurrues edhe në këtë kompeticion, duke i shkuar në fund për të fituar trofeun. Kupa do të jetë një mundësi e mirë për ata lojtarë që te Dinamo kanë pasur më pak minuta deri në këtë pikë të sezonit.
Trajneri Ilir Daja ka pasur në fokus rikuperimin e pikëve në kampionat dhe kë bërë zgjedhjet më të sigurta të momentit. Në turin e radhës në Kupë, ku kundërshtari është modest, me siguri do të marrin minuta lojtarë si Rufati, Miço, Zhordi, Doçi, Qardaku e ndonjë tjetër, apo dhe ndonjë element nga ekipi i të rinjve që stërvitet me ekipin e parë. Në këtë rast këta lojtarë mund të shihen më mirë nga stafi teknik në kushte loje, për të pasur më pas më shumë minuta edhe në kampionat, nëse do të jetë e nevojshme.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"