Nga Ferguson tek Amorim, Junajtid i jep lamtumirën recepsionistes e cila punoi 55 vite në klub
Pothuajse e gjithë e shkuara e Mançester Junajtid, duke nisur nga trajneri legjendar, Sër Aleks Ferguson e deri te skuadra e sotme, kryen të hënën homazhe për nder të gruas e cila punoi për 55 vjet në një sërë rolesh në klub.Recepsionistja shumë e dashur e Mançester Junajtid, Keth Fips, vdiq në 5 dhjetor në moshën 85-vjeçare. E përshkruar si një figurë e gjithëpranishme që nga fundi i viteve 1960′ dhe një grua institucion, Keth punoi për klubin për më shumë se 55 vjet në një sërë rolesh, por kontributi i saj shkoi përtej çdo titulli të veçantë pune. Duke qenë një anëtare kyçe e stafit të zyrës së klubit në vitet në vijim, Keth mori rolin e recepsionistes së qendrës stërvitore, duke siguruar që çdo vizitor në “Carrington” të merrte një nga përshëndetjet më të përzemërta.
Ajo e nisi punën si operatore centrali te Mançester Junajtid në 1968, në epokën e Sër Met Basbit. Në maj 2022, pas më shumë se pesë dekadash shërbimi, ajo u nderua me çmimin “Shërbimi ndaj futbollit”, me Dejvid Bekhamin që pranoi se recepsionistja e mahnitshme e meritonte me të vërtetë nderin për shërbimet e saj ndaj futbollit dhe Mançester Junajtid në përgjithësi. Ish-kapiteni ishte i pranishëm dje në ceremoni së bashku me të ëmën e tij. “Në shtator 1968, sapo aplikova për punë në Les Olive dhe e mora atë brenda disa ditësh. Sër Aleks ishte menaxheri im më jetëgjatë. Ai ka qenë gjithmonë aty për mua, çdo herë. Ai është absolutisht i shkëlqyer për të punuar.
Unë nuk mendoj se kemi shkëmbyer ndonjë fjalë gjatë gjithë këtyre viteve që e kam njohur, edhe në ditët e ndeshjeve. Ne jemi si vëlla dhe motër. Ai më flet kështu. Unë thjesht zgjohem çdo mëngjes si një person i lumtur. Unë vij këtu dhe më pëlqen t’i shoh të gjithë. Do të më mungojnë një ditë, kur të mos jem këtu, por nuk dua të heq dorë ende”, thoshte ajo ndërsa nderohej pak vite me parë me çmimin e mirënjohjes. Të pranishëm në ceremoninë e djeshme ishin edhe trajneri aktual Ruben Amorim dhe lojtarët e skuadrës së parë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"