Nga fitorja në humbje, Shqipëria U17 zhgënjen në miqësoren e dytë me Poloninë U17

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2024 | 13:51

Nga fitorja në humbje, Shqipëria U17 zhgënjen në miqësoren e dytë me Poloninë U17

Shqipëria U-17 luajti sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Polonisë. Takimi i zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” u mbyll me fitoren e polakëve me rezultatin 4-0.

c46b21f7-6a23-4a22-bb80-b25a8b2754d2-2048x1366

Trajnerit Andrea Tedesco e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Polonisë: Raffaele Huli (GK), Darli Kurti, Kris Gecaj (C), Andreas Llana, Lucas Cekrezi, Fabjano Nuhaj, Rikardo Sheji, Evangelos Gjoka, Gabriel Kulla, Arman Durmisi, Dajan Durmisi.

Golat u shënuan në pjesën e dytë. Polonia zhbllokoi rezultatin me Jakub Kaczowka në të 55-ën. Polakët shënuan të dytin me Eryk Sledzinski, ndërsa golin e tretë e realizoi Jakub Falkiewicz. Në fundin e takimit shënoi sërish Eryk Sledzinski.

Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë U17 dhe Polonisë U17. Takimin e parë e fitoi Shqipëria me rezultatin 3-2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"