Nga golat te pikët, Partizani si fotokopja e të vjetshmit
Partizani i këtij sezoni duket si një fotokopje e atij të vjetshmit sa i përket pikëve dhe ecurisë në këto shtatë javë të para. Njëjtë si vjet nën drejtimin e Zekiçit, ky i këtij sezoni ka arritur të grumbullojë 12 pikë pas shtatë javëve, jo një ecuri brilante, por e mjaftueshme për të qenë në vendin e dytë, një pikë larg Vllaznisë kryesuese.
E njëjta gjë ndodhte edhe vjet, me ndryshimin që në krye ishte Egnatia. Sa u përket golave, edhe këtu situata duket shumë e ngjashme. Partizani vjetshëm shënonte tetë herë, kundrejt nëntë të këtij sezoni. Numri i golave të pësuar është pesë në të dyja sezonet pas shtatë javësh.
Sa u përket shifrave, ky Partizan ka arritur të jetë i njëjtë me vjet, por nëse do të flisnim për lojën, ai i vjetshmi dukej disi më bindës dhe i vrullshëm. Gjithsesi, javët në vazhdim do të tregojnë se cili nga sezonet do të jetë më i mirë për të kuqtë, që kurrsesi nuk do të donin të kalonin një tjetër vit si nënkampionë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"