Nga goli ndaj Interit, te “4 dhe në shtëpi” dhe shkelmi ndaj Balotelit. Rrëfehet Toti: Flamujve u ka mbetur vetëm bishti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2024 | 17:21

Nga goli ndaj Interit, te “4 dhe në shtëpi” dhe shkelmi ndaj Balotelit. Rrëfehet Toti: Flamujve u ka mbetur vetëm bishti

Françesko Toti ka zhvilluar një bashkëbisedim me tifozët e tij ne portalin “betsson.sport” dhe u është përgjigjur shumë pyetjeve që kishin ata rreth karrierës së tij, por edhe ngjarjeve që e kishin ndikuar atë.

asdsadsdadsaasdadsadsasd

Çfarë nënkupton për ty Zeman?
Një nga trajnerët më të rëndësishëm, më ka rritur fizikisht dhe mendërisht, e konsideroj një nga trajnerët më të rëndësishëm të karrierës sime.

A ju kërkoi Lacio në fillim?
Luaja me Lodixhianin. Ata thirrën prindërit e mi dhe më thanë se kisha dy mundësi: Romën dhe Lacion, për fat të mirë të gjithë zgjodhën Romën sepse unë isha tifoz. Po të kishin zgjedhur Lacion nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur…

Gjesti “4 dhe në shtëpi’?
Ishte një ndeshje Roma-Juve, pati një debat të vogël në fushë me Tudorin. Unë kisha marrë një bërryl në krah, instinktivisht u ktheva dhe bëra atë gjest, por pa u tallur me të. Ne romakët i kemi këto mënyra për të bërë gjërat…

Keni menduar ndonjëherë të bëheni trajner?
Nuk kam menduar kurrë të bëhem trajner…

Goli më i bukur në karrierë?
Nuk e di ende… Ndoshta kam dy në mendje: në Xhenoa kundër Sampdorias dhe “luga” në Milano kundër Interit. Nuk është e lehtë të zgjedhësh.

A keni menduar ndonjëherë për “Topin e Artë”?
Nuk ishte prioriteti im… Është një nga trofetë më të rëndësishëm, por ende nuk e kuptoja se si mund të fitohej. Lojtari më i mirë apo ai që fitoi me ekipin e tij? Më afër u afrova në vitet 2000-2001 , sikur të kishim fituar Kampionatin Europian ndoshta…”.

A ekzistojnë ende flamujt?
Kanë mbaruar, ndoshta ka mbetur vetëm bishti…

Lojtari i Romës te i cili sheh veten?
Objektivisht askush… Nëse ka ndonjë gjë, dikush duhet të më afrohet. Unë kam bërë atë që kam bërë për 25 vjet, nuk është e lehtë.

Gjëja që nuk do ta bënit më dhe gjëja që do të kishit dashur të bëni?
Nëse do të mund të kthehesha, nuk do t’i bëja më gjestin e keq të shkelmit ndaj Balotelit, këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin. Një gjest i tillë është i keq sidomos për t’ua treguar atyre të rinjve që duan të bëhen futbollistë. Nuk do ta bëja kurrë sërish dhe i kërkoj falje publike, edhe pse ai e di arsyen.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"