Nga Hajrizi te Muçi e Kololli/ 4 gola në 2 ndeshje, shqiptarët bëjnë ligjin në Zvicër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2025 | 22:46

Nga Hajrizi te Muçi e Kololli/ 4 gola në 2 ndeshje, shqiptarët bëjnë ligjin në Zvicër

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshme për javën e 22-të të elitës së futbollit zviceran, teksa protagonistë absolutë u bënë futbollistët me origjinë shqiptare. 

GRASSHOPERS

Në duelin mes Sion dhe Servete që përfundoi në barazim 3 me 3, te 3 golat për skuadrën vendase të Sionit u shënuan nga shqiptarët. Mbrojtësi Hajrizi zhbllokoi sfidën në minutën e 13-të, ndërkohë që Kololli, i hedhur nga stoli në minutën e 81-të, arriti të realizonte dopietë nga pika e bardhë e penalltisë në minutat 85 dhe 89. 

Edhe në duelin tjetër mes Grasshopers dhe Lausanës, që përfundoi 2 me 2, protagonist u bë Nikolas Muçi. 21-vjeçari shënoi golin e dytë për skuadrës së Grasshopers në minutën e 79-të.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"