Postuar: Tetor 7, 2024 | 21:43
Nga i ati te e bija, një Del Piero vesh fanellën e Juventus
Vajza e Aleks Del Piero, Dorotea, është zyrtarisht pjesë e ekipit U-17 të femrave te Juventus. Kështu nga i ati te e bija vazhdon tradita e familjes Del Piero me “Zonjën e Vjetër”.
Alesandro Del Piero është një legjendë e Juventusit. 49-vjeçari luajti për Juven nga viti 1993 deri në vitin 2012 duke fituar gjithçka.
Tifozët kanë pritur me komente pozitiv afrimin e vajzës së tij te ekipi i U-17 i Juventus, ndërsa Aleks nuk ka munguar në disa foto me të bijën.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"