Nga i padëshiruar, në hero për Shpresat e Shqipërisë në pak ditë. Çudia e Bushit me portierin i cili priti penalltinë ndaj Zvicrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2024 | 23:06

Nga i padëshiruar, në hero për Shpresat e Shqipërisë në pak ditë. Çudia e Bushit me portierin i cili priti penalltinë ndaj Zvicrës

Pas Pajazitit, portieri Klidman Lilo ishte lojtari më i mirë i ndeshjes së djeshme të Shpresave për ndërhyrjet vendimtare dhe sigurinë mes shtyllave. 

lilo

Por sidomos për atë pritje të penalltisë, që shpëtoi fitoren e Shqipërisë U-21 kundër Zvicrës U-21 në transfertë. Ironia e fatit ishte se “heroi” i mbrëmjes nuk ishte në listën e Alban Bushit.

Gardiani u bë më vonë pjesë e saj, pasi Silvinjo  grumbulloi Simon Simonin në Kombëtaren e madhe dhe la bosh vendin te U21. Bushi e hodhi në fushë edhe pse në fillim nuk e kishte vlerësuar si të nevojshëm dhe portieri u përgjigj me pritjen e penalltisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"