Nga infermieria në spital, Real Madridi nuk gjen paqe prej dëmtimeve
Reali i Madridit ka qenë një nga skuadrat më të prekura nga dëmtimet kohët e fundit. Kështu, në duelin ndaj Osasunës, “Los Blancos” shtuan edhe tre “pacientë” të tjerë në një infermierinë që edhe pa ata kishte shumë punë.ALABA – Mbrojtësi austriak është afër rikthimit të tij pas pothuajse një viti pa mundur të luajë futboll për shkak të këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë që pësoi dhjetorin e kaluar.
KARVAHAL – Mbrojtësi i krahut dhe kapiteni i Realit, deri më tani, ishte i dëmtuari i fundit afatgjatë pasi u diagnostikua me këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë, këputje të ligamentit të jashtëm dhe këputje të tendinit popliteus në këmbën e djathtë. Ai do të kthehet pas një viti.
MILITAO – Braziliani këtë herë dëmtoi gjurin e tij të djathtë, pasi pësoi të njëjtën këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë pak më shumë se një vit më parë.
KURTUA – Belgu pritet të jetë lojtari i parë që do t’i kthehet i gatshëm Ançelotit pas ndalesës së kampionatit këto dy javë. Ai u dëmtua në këmbë më 22 tetor kundër Dortmundit.
TÇUAMENI – Mesfushori francez pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës së majtë dhe do të mungojë për një muaj. Ka mundësi që deri në fund të vitit ai të rikthehet në fushat e lojës.
LUKAS – Dëmtoi gishtin e këmbës kundër Osunës dhe do të qëndrojë së paku tre javë larg fushave.
RODRIGO – Kundër Osasunës pësoi një dëmtim në rektus femoris të këmbës së majtë që mund ta mbajë jashtë për rreth një muaj.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"