Postuar: Nëntor 26, 2024 | 14:40
Nga Interi te Komo, mësoni numrin e tifozëve për skuadrat e Seria A këtë sezon
Inter dhe Milani janë dy skuadrat që kanë më shumë tifozë në stadium, gjatë ndeshjeve si pritës në Seria A këtë sezon.
Me një mesatare prej 72 mijë tifozësh për ndeshje, të dy skuadrat e Milanos lënë pas Romën me 63 mijë tifozë, kur kanë kaluar 13 javë nga fillimi i kampionatit.
Napoli ndjek më pas me 50 mijë, ndërsa Lacio ka një mesatare 41 mijë dhe Juventusi 40 mijë. Komo mbyll renditjen me rreth 10 mijë tifozë për ndeshje.
Bie në sy se Juventusi mbush 98.3% të impiantit që ka, çdo ndeshje. Ndërkohë ndjekin Komo, Atalanta, Interi dhe Milani me mbi 95%.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"