Nga ironia e tifozëve te polemikat për arbitrin, ja pikantet e Elbasani-Tirana
Ndeshja e djeshme mes Elbasanit dhe Tiranës dhuroi spektakël në fushë dhe jashtë sa. Ja disa prej të veçantave që nuk u panë në TV.
– Tifo-grupi ultras “Tigrat Verdheblu” shpalosën një baner që thumbonte tifozët e Tiranës. Në qendër ishte një tigër me logon e Elbasanit që mbante në putra dy minj me logon e Tiranës. Më pas ata nxorën një baner tjetër thumbues në të cilin shkruhej “Fanadicks”. Në pjesën e dytë nxorën edhe një baner “RIP Martin”, për ish-lojtarin e moshave të Dinamos që u nda nga jeta pak ditë më parë.
– Ekipi i Elbasanit nderoi edhe ish-sulmuesin e tyre që u nda nga jeta pak ditë më parë, Hekuran Jakupin. Në foton e rastit mori pjesë edhe djali i legjendës elbasanase, i cili mbante në duar fanellën verdheblu me numër 9.
– Bordin ankohet që në minutën e shtatë tek gjyqtari i katërt për një faull të dhënë në disfavor të skuadrës së tij.
– Nisin kacafytjet e para që në minutën e nëntë, ndërmjet Lajthisë dhe Soler. Ferataj i thërret të dy dhe i këshillon të ruajnë qetësinë.
– Pankinën bardheblu e tërbon një vendim i arbitrit për mos lënien e avantazhit. Është Magani ai që qetëson të tijtë, duke i kërkuar të ulen.
– Aldi Gjumsi kishte një dedikim të veçantë për golin, ku shkoi në pankinë dhe mori fanellën e Martin Canit, që u nda nga jeta pak ditë më parë. Megjithatë, në fund goli iu anulua.
– Presion i madh tek kryesori Ferataj tek momenti i penalltisë së Elbasanit që solli edhe anulimin e golit të Tiranës. Lojtarët e të dy ekipeve qëndrojnë bashkë dhe shohin vendimin që do marrë kryesori.
– Soler i bën presion Hilës te momenti i penalltisë, duke nisur tensionin mes lojtarëve në fushë.
– Te barazimi i Tiranës nuk mungoi tensioni në pankina midis drejtorit të Elbasanit, Elton Guranjakut dhe ndihmësit të Maganit, Klodian Dervishi. Kryesori i nxjerr të dy me të kuq.
– Portieri Gentian Selmani dëmtohet gjatë një krosimi dhe kërkon të ndalet loja, por ajo vijon me Elbasanin që kishte topin në zotërim.
– Bordin tërbohet me Hilën, pasi nuk pason një top për në krah tek K. Kasa. Ky i fundit i ngre dorën në shenjë falje, duke kuptuar gabimin.
-Në momentin e anulimit të golit dhe dhënies së penalltisë për Elbasanin, Halili u pa i përlotur në stadium. Më pas Grent Halili, i biri kur Dembele barazoi ndeshjen bëri shenjë me gishta nga qielli, duke treguar se Zoti e kompensoi padrejtësinë.
-Tirana çmendet për gjyqtarët. Ditën e shtunë, bardheblutë u njoftuan se Eldorjan Hamiti do të ishte gjyqtari i ndeshjes. Të dielën në mëngjes, gjyqtari u ndërrua dhe Elbasani-Tirana do të ishte Kreshnik Cjapi, ndërsa në Elbasan u paraqit Olsid Ferataj. Bardheblutë e kanë kontestuar para ndeshjes këtë fakt dhe pretendimi i tyre doli i vërtetë.
VLADIMIR MEMA -PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"