Nga Ismajli tek Etrit Berisha, njihuni me situatën e shqiptarëve të Empolit
Empoli i shqiptarëve është në situatë shumë të vështirë sa i përket mbijetesës në Serinë A, edhe pse gara është ende e hapur.
Toskanët ndodhen në vendin e 18-të, por me një fitore dhe me ndalesën e rivalëve direkt, mund të ngjitet disa vende më sipër, duke iu larguar zonës së ftohtë. Përballja e radhës do të jetë me Torinon dhe për këtë takim trajneri i skuadrës, Davide Nikola, mund të ketë në dispozicion edhe Ardian Ismajlin.
Ky i fundit pësoi një tërheqje para ndeshjeve të Kombëtares dhe tashmë është në luftë me kohën për t’u rikuperuar. Me shumë mundësi do të jetë në fushë. Ndërkohë, sa i përket portierit Etrit Berisha, ai nuk është ende gati, pavarësisht se i pari është Kaprile.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"