Nga Italia në Sarandë, sulmuesi Llana e nis mbarë aventurën te Butrinti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2024 | 16:00

Nga Italia në Sarandë, sulmuesi Llana e nis mbarë aventurën te Butrinti

Sebastian Llana është një nga përforcimet e shumta që ka bërë Butrinti në merkaton e verës. Sulmuesi 21-vjeçar është lindur dhe formuar si futbollist në Itali, ku ka qenë pjesë e akademisë së klubit të Napolit.sebastian llana butrinti“Ndihem shumë i lumtur për kalimin te skuadra e Butrintit. Më pëlqen qyteti i Sarandës, ambienti dhe grupi, pasi jemi të gjithë të rinj dhe plot energji për sezonin që do të nisë. Shpresoj që edhe rezultatet të jenë maksimale”, u shpreh Llana për “Panorama Sport”.

Lojtari do të jetë një alternativë më shumë për trajnerin Adriatik Faslliu në qendër të sulmit. Ka qenë pikërisht trajneri Faslliu ai që e ka ndikuar te afrimi i Sebastian Llanës te Butrinti. Në miqësoren që sarandjotët luajtën në Janinë pak ditë më parë kundër skuadrës greke, Mecovo, ku fituan 3-0, Llana u bë protagonist i dy golave në debutim me fanellën e Butrintit. Sarandjotët kanë investuar që këtë sezon të jenë më konkurrues, me shpresën për t’u ngjitur një kategori më lart. Gjithsesi, duhet pranuar se rivaliteti në Grupin B të Kategorisë së Dytë, ku bën pjesë edhe Butrinti, është i lartë.

FATOS LAMAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"