Nga jeta familjare tek ambientimi, rrëfimi i Reijndersit: Milani më ndryshoi jetën, në qytet si në gara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2024 | 11:17

Nga jeta familjare tek ambientimi, rrëfimi i Reijndersit: Milani më ndryshoi jetën, në qytet si në gara

Tashmë është një pikë kyçe e këtij Milani. Talent dhe cilësi, një edukim i fortë futbollistik dhe gola e asistime të vazhdueshme në një sezon të jashtëzakonshëm deri tani për të.reijndersTizhani Reijnders është një pjesë themelore e Milanit të Fonsekës, një lule që më në fund ka lulëzuar edhe falë intuitës korrekte taktike të trajnerit portugez, i cili e hoqi nga puna “e pistë” dhe i dha më shumë liri dhe zotërim topit. Numri 14 kuqezi ka folur për jetën e tij në Milano, familjen dhe Xavienin, djalin e tij në një intervistë ekskluzive për televizionin e klubit.

Si ndiheni në Milano?

Tani e konsideroj vërtet si shtëpi. Ndihem shumë rehat. Miqtë dhe familjarët mund të vijnë të na vizitojnë pa u lodhur shumë. Është shumë mirë në Itali, veçanërisht për ushqimin. Rëndësia e familjes.

Na flisni pak për origjinën tuaj?

Nëna ime është indoneziane dhe babai im është holandez. Vëllai, motra dhe unë jemi një përzierje e dy kulturave. Djali im Ksavien është gjithashtu një përzierje e çmendur sepse gruaja ime është nga Iraku. Kur isha ende fëmijë, kam pasur ndikime indoneziane dhe holandeze dhe kjo më bëri njeriun që jam sot. Nga kultura holandeze e mora të qenit me këmbë në tokë, nga ana indoneziane të qenit shumë krenar për atë që bëj dhe arrij. Jam krenar për familjen time dhe për mënyrën se si po shkon karriera ime. Gjithmonë mendoj se dua të jem vetvetja, në çdo rast. Gjithashtu duam t’ia mësojmë këtë përulësi edhe djalit tonë.

Cila është vlera e vërtetë e parave?

Kur firmosa kontratën time të parë me Alkmain, prindërit më thanë se nëse doja, mund t’i shpenzoja të gjitha paratë. Paratë e bëjnë jetën më të lehtë, por në fund gjëja më e rëndësishme është të jesh mirë me shëndet dhe të ndihmosh të tjerët. Kjo është arsyeja pse unë doja që babai im të ishte menaxheri. I besoj atij për të menaxhuar paratë dhe biznesin.

Cila ka qenë puna juaj e parë?

Ishte mirë për mua sepse punoja në supermarket dhe si kolegë kisha 2 nga miqtë e mi më të mirë. Punonim, por edhe argëtoheshim shumë. Por ishte bukur ta shihje jetën me një punë normale. Më bëri të mendoj ndryshe për paratë dhe jetën që bëj tani.

Cilat janë dallimet mes Italisë dhe Holandës?

Në Holandë dalim për darkë në orën 18 ose 18.30. Në Itali, në atë kohë, restorantet janë të mbyllura dhe ato ku duam të hamë hapen pas orës 19:00. Për një çift të ri dhe me fëmijë të vogël është disi vonë. Në Holandë i presim makaronat para se t’i hamë. Një herë teksa darkoja me ekipin futa pulën në makarona dhe Florenci më tha që kjo nuk ishte aspak normale. Më pëlqen të drejtoj makinën në Milani. Ndonjëherë ngas me 4 ose 5 makina të tjera paralelisht dhe më duket sikur jam në videolojën “Mario Kart”.

Është e vërtetë që keni një koleksion të madh fanellash futbolli?

Kam shumë edhe në Itali, por shumica janë në Holandë. Më pëlqen të ndërroj fanellat me kolegët me të cilët jam edhe mik. Kam atë të Van Dajkut, Gakposë dhe Gravenbergut. Kam fanellën e Kimmish të Gjermanisë, Kruniçit me Bosnjën. Shkëmbej shpesh fanella me lojtarë që njoh. (Tregon fanellën e Interit të Dumfries) Kjo është nga derbin që fituam. Kam gjithashtu dorezat e Menjasë, fanellën e Mbapesë nga PSG. Them se kam një koleksion interesant.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"