Nga Keko te tre afrimet e verës, Partizanin B e ndihmojnë elementë të Superiores për debutimin me fitore
Partizani B fitoi dje 4 me 0 përballë Shirokës duke nisur me këmbën e mbarë eksperiencën e re në Kategorinë e Tretë. Ndeshja u luajt në stadiumin “Arena e Demave” ku të kuqtë morën tri pikët.
Për Partizanin B pati disa elementë, që kanë qenë të gatshëm te ekipi i parë i “demave” në Superiore këtë sezon. Bëhet fjalë për portierin Tahri, Kekon, Malajn, Osmanllarin, Mintongon dhe Shanajn.
Tre lojtarët e fundit janë dhe afrime të Partizanit nga merkato e verës. Lojtarë që nuk kanë pasur minuta, ndërsa po shfrytëzojnë ekipin B për të qëndruar në formë. Ndërkohë të rinjt Tahri, Malaj dhe Mintongo akoma nuk kanë marrë minutat e para me Partizanin në elitë,
Vlen për t’u theksuar se vetëm Tedi Malaj u aktivizua nga stoli, ndërsa të tjerët dhanë kontributin e tyre si titullarë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"