Nga loja tek individët, analiza e Fonsekës: Asnjëherë në diskutim, Milani do të gjejë vazhdimësinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2024 | 12:57

Nga loja tek individët, analiza e Fonsekës: Asnjëherë në diskutim, Milani do të gjejë vazhdimësinë

Skuadra sot do të jetë pushim për t’u rikthyer në stërvitje të enjten e 26 dhjetorit kur do të nisin edhe përgatitjet për ndeshjen kundër Romës.fonseka

Sidoqoftë, për Paulo Fonsekën nuk ka kohë për pushim pasi Milani ka nevojë për vazhdimësi dhe trajneri duhet të jetë i pari që jep sinjalin në këtë sens. Dhe portugezi është gati siç ka konfirmuar në një intervistë urimesh të dhënë për televizionin e klubit.

I kënaqur me mënyrën se si skuadra mori 3 pikë nga Verona?

Po, jam i lumtur. Nuk është e lehtë për ekipin të bëjë atë që duam, por mendoj se e merituam atë fitore. Mendoj se disa lojtarëve u mungon pak vetëbesimi për momentin, por bëmë atë që ishte e mjaftueshme për të fituar. Në pjesën e parë kishim shumë zotërim, 76 për qind, por duhet të jemi më agresivë në të ardhmen. Siç thashë, na mungon pak besimi, veçanërisht në pasimet e fundit, sepse në mbrojtje ishim të mirë.

Sa mund të ndihmojë një sukses ekipin të fitojë besim?

Po, fitoret sjellin gjithmonë besim. Skuadra nuk po kalon një periudhë të lehtë, por në Veronë treguam guxim. Kjo është ajo që duhet të vazhdojmë të bëjmë dhe të mendojmë tashmë për ndeshjen e radhës.

Çfarë do të dëshironit të gjenit nën pemën e Krishtlindjeve?

Fitoret. Kryesisht fitore.

Çfarë i thatë Reijnders këtë verë kur e takuat për herë të parë?

Asgjë e veçantë. Ka qenë vendimtare disa herë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Në Serinë A nuk ka ndeshje të lehta, edhe për Reijndersin sidomos sepse shumica e ekipeve mbrojnë lart, në të gjithë fushën. Nga ana jonë kemi nevojë për futjet e tij mes reparteve rivale.

A do të ketë një vlerësim teknik për Himenezin?

Duhet të vazhdojë kështu. Të shohim në çfarë pozicioni mund të bëjë tjetër sepse në Veronë e nisi si mbrojtës dhe e përfundoi në sulm. Dua të shoh akoma se çfarë mund të na japë.

Pronari Kardinale siguron besim. A e ndjeni edhe ju këtë stabilitet?

E kam pasur mbështetjen e klubit që nga dita e parë. Për mua nuk ndryshon se si më bëjnë të ndihem. Gjithmonë kam ndjerë mbështetje të madhe nga të gjithë drejtuesit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"